LAJMI I FUNDIT:

Tre ish-presidentët e Shqipërisë në Hagë, pritet të takojnë ish-krerët e UÇK-së

Tre ish-presidentët e Shqipërisë në Hagë, pritet të takojnë ish-krerët e UÇK-së

Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-kryeministri Pandeli Majko do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë më 29 shtator.

Iniciativa është ndërmarrë nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili do të jetë pjesë e kësaj vizite.

Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi do të udhëtojnë gjatë javës së ardhshme drejt Hagës ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së.


Pjesë e grupimit që do të shkojë më 29 shtator në Hagë është edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ndërsa nga Kosova do të jetë ish-presidenti, Behgjet Pacolli i cili është edhe iniciator i kësaj vizite.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar dhe Behgjet Pacolli pritet të zhvillojnë takime me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmi bëhet me dije nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili shkruan se ftesa u është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Sipas Zyberaj, qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë.

Më herët në Hagë ka qenë kryeministri Rama dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori