Travis Kelce i propozoi Taylor Swift menjëherë pas xhirimeve të podkastit viral ku artistja promovoi albumin më të ri

Travis Kelce i propozoi martesë Taylor Swift-it menjëherë pasi xhiruan episodin rekord të podkastit “New Heights”.
Një burim zbuloi për Page Six se në momentet kur Kelce dhe Swift po xhironin për podkastin, një ekip e tërë njerëzish po rregullonin oborrin e sportistit për ta bërë gati për propozimin.
Ata u punësuan posaçërisht për të krijuar një kopsht magjik, ndërsa të dy po regjistronin, në mënyrë që Kelce t’i bënte propozimin Swift-it menjëherë pasi të mbaronin xhirimet.

Në podkastin e Jason Kelce, Taylor dhe Travis ndanë detaje të romancës së tyre derisa artistja po ashtu promovoi albumin e saj më të ri "The Life of a Showgirl" i cili publikohet më 3 tetor.
Sipas burimit të Page Six, ylli i NFL zgjodhi pikërisht atë ditë sepse donte që fituesja e çmimit Grammy-t të ishte e rregulluar për rastin dhe të “kishte bërë tashmë flokët dhe grim”.
Një burim po ashtu bëri të ditur se Travis e kishte ditur prej kohësh që donte të kalonte jetën me Taylor-in.
“Ai e dinte që donte të martohej me të. [Data] ishte thjesht çështje kohe, se kur ishte momenti i duhur”, ndan burimi. “Nuk kishte aq shumë rëndësi vetë data, sa fakti se kur mund ta bënte në mes të turneut të saj dhe sezonit të tij”.
Para se Page Six të jepte konfirmimin të martën, fansat e vëmendshëm të artistes (të njohur si “Swifties”) kishin kapur disa të dhëna që tregonin se xhirimi i “New Heights” mund të ishte bërë menjëherë para propozimit të Kelce. /Telegrafi/











































