LAJMI I FUNDIT:

Transporti detarë sipas konceptit ‘derë më derë’

Transporti detarë sipas konceptit ‘derë më derë’

Me çmime konkurruese në treg, fleksibilitet në shërbim, saktësi në informacion dhe reagim të shpejtë në zgjidhjen e problemeve të transportit dhe logjistikës, kompania Pro Transport ofron transport për ngarkesa më pak se një kontejner si dhe ngarkesat për kontejner të plotë.

Pro Transport ofron shërbime transporti dhe logjistike për ngarkesat me më pak se një kontejner (LCL) si dhe ngarkesat për kontejner të plotë (FCL) nga të gjitha portet operuese të botës për në portet shkarkuese Durrës (Shqipëri), Selanik (Greqi), Tivar (Mal të Zi), Rjeka (Kroaci) drejt destinacionit final në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Ne ofrojmë shërbime transporti nga nisësi tek pritësi i mallit sipas konceptit ‘derë më derë’ (door-to-door) nga Lindja e Largët deri në destinacionin final në Kosovë dhe Shqipëri.

Së bashku me partnerët tanë jemi fokusuar në përkrahjen e arritjes së objektivave të klientëve tonë duke ofruar çmime konkurruese, fleksibilitet në shërbim dhe kapacitet, saktësi në informacion dhe reagim të shpejtë në zgjidhjen e problemeve të transportit dhe logjistikës.

Shërbimet tona

• Transport detar parcial dhe komplet nga lindja e largët (Kinë, Japoni, Indi dhe Kore) për në Portin e Durrësit, Selanikut, Tivarit dhe Rijekës

• Konsolidim i ngarkesave eksport-import nga terminalet e Durrësit për në Lindjen e Largët dhe anasjelltas

• Transport mallrash nga porti i Durrësit, Selanikut, Tivarit deri në destinacionet finale të Kosovës

• Transporti nga magazine jonë doganore/terminali i doganës deri tek magazina e klientit (nëse kërkohet nga klienti)

• Shërbime të formaliteteve doganore në portin e Durrësit, Selanikut, Tivarit

• Urdhërlirimet nga të gjitha linjat operuese në portin e Durrësit, Selanikut dhe Tivarit

Avantazhet tuaja

• Ngarkesa javore nga portet e Lindjes së Largët për t’u dhënë juve maksimumin e fleksibilitetit

• Gamë të gjerë zgjidhjesh për ngarkesat tuaja të vogla për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj

• Konsolidimi i ngarkesave në magazinat tona në Lindjen e Largët kështu që ju të mund të jeni të sigurt për një proces cilësor, të besueshëm dhe në përputhje me standarde.

• Me sistemin tonë të përcjelljes së ngarkesës – ju do të dini në çdo kohë statusin e ngarkesës suaj

• Koha tranzite rreth 30-33 ditë për ngarkesa të plota dhe 40-45 ditë për ngarkesa parciale

• Bashkëpunim të gjerë me shumë linja detare, duke ju ofruar fleksibilitet në çmime, kohë dhe shërbim

Artikull i sponsorizuar