LAJMI I FUNDIT:

Transporti ajror në Maqedoni shënon rritje të madhe

Transporti ajror në Maqedoni shënon rritje të madhe

Transporti ajror për udhëtar ashtu edhe për mallra regjistroi rritjen më të lartë në krahasim me llojet e tjera të transportit, në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, si dhe në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa rritja e kargove arrin në 72.8%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Numri i udhëtarëve me autobusë vendas dhe ndërkombëtarë u rrit për 11.7 përqind në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, por u ul për 20.3 përqind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, transporti urban dhe periferik kishte 1.3 përqind më shumë pasagjerë, ndërsa 1.8 përqind më pak në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.


Transporti hekurudhor u rrit për 13.1 përqind në tremujorin e dytë në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa në transportin ajror u rrit për 41.5 përqind, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar u ul për 0.7%./Telegrafi/