LAJMI I FUNDIT:

Transistorët atomik

Transistorët atomik

Shkencëtarët nga universiteti New South Wales në Australi kanë publikuar se kanë zhvilluar metodën për ndërtimin e transistorëve të bazuar në vetëm një atom të fosforit.

Në të vërtetë, para përafërsisht dy viteve shkencëtarët nga universitetet e Helsinkit, New South Walesit dhe Melburnit, kanë arritur të mbarojnë një transistor të bazuar në një atom të fosforit brenda silicit. Por tani kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë me nivel më të lartë të kontrollit, respektivisht kanë zhvilluar procesin me të cilin mund të automatizohet prodhimi i transistorëve të këtillë.

Shkencëtarët thonë se me precizitetin në nivel të atomit mund të vendoset atomi i caktuar brenda pajisjes përkatëse, gjë që duhet bërë për të mundësuar integrimin e transistorëve të këtillë me komponentët tjerë. Për të arritur këtë kanë përdorur mikroskopin gjurmues tunelik (scanning tunneling microscope) për të menaxhuar me atomet në sipërfaqen e kristalit të silicit. Pastaj përmes procesit litografik kanë vendosur atomet mbi substratit të silicit.


Shkencëtarët besojnë se me ndihmën e metodës e cila mundëson menaxhimin në nivel të atomit mund të krijojnë themelet për zhvillimin e kompjuterëve kuantiv. /Telegrafi/