LAJMI I FUNDIT:

Transfuzioni i gjakut nga femrat të cilat kanë qenë shtatzëna mund të jetë vdekjeprurës për meshkujt?

Transfuzioni i gjakut nga femrat të cilat kanë qenë shtatzëna mund të jetë vdekjeprurës për meshkujt?

Edhe pse shkencëtarët tërheqin vërejtjen që nevojiten më shumë studime për përsëritjen e konstatimit, thonë që rezultatet ”Nëse janë të vërteta, kanë pasoja të konsiderueshme klinike”

Duke shkruar në revistën American Medical Association, dr. Rutger Middelburg dhe kolegët kanë deklaruar: “Pranuesit meshkuj të cilët kanë marrë transfuzion nga femrat dhuruese të cilat më parë kanë qenë shtatzënë, kanë pasur rritje të konsiderueshme statistike të vdekshmërisë në krahasim me ata të cilët kanë marrë transfuzion nga meshkujt dhurues apo femrat dhuruese pa histori të shtatzënisë”.


Shkencëtarët kanë shpjeguar që shpjegimi alternativ mund të jetë dallimi në gjendjen e hekurit midis femrave dhe meshkujve.

Disa studime gjithashtu tregojnë dallimin në fiziologjinë e qelizave të kuqe të gjakut ndërmjet gjinive.

Hulumtuersit kanë analizuar shkallën e vdekshmërisë te 31.118 të sëmurë të cilët kanë marrë 59.320 transfuzione të qelizave të kuqe të gjakut në gjashtë spitale holandeze, transmeton Telegrafi.

Gjithsej kanë vdekur pothuajse 4.000 të sëmurë apo 13% pas dhënies së gjakut.

Dhurueset femra të cilat kurrë nuk kanë qenë shtatzëna kanë pasur lidhje vetëm me 78 raste të vdekjeve të meshkujve në 1.000 persona në vit.

Për pranuesit meshkuj më të rinj se 50 vjeç, rreziku i vdekjes në përqindje është 1.5 herë më i madh, gjë që është përafërsisht 6 për qind e shtimit të vdekshmërisë gjatë tre vjetëve të studimit apo rreth dy për qind në vit.

Duke komentuar rezultatet, profesori i statistikave, Kevin McConway, nga The OpenUniversity, ka theksuar se si rritja e rrezikut nuk është “e madhe”.

Ai, ka shtuar edhe që ky ka qenë studim observues dhe që gjithmonë është e vështirë të konstatohet se çfarë shkakton apo nuk shkakton në studime të tilla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori