Transformohet Nik Xhelilaj! (Foto)

Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj prej vitesh tashmë është shpërngulur në Gjermani, ku ka vazhduar karrierën e tij si aktor në kinematografinë evropiane.
Ai dhe kasti i "Winnetou" kanë marrë rrugën drejt Turqisë, për të realizuar skenat e reja të projektit më të ri filmik.
Pas një pune inetnsive prej disa muajsh, duket se Xhelilaj ka arritur të futet brenda rolit të tij tashmë, një djalosh me emrin Borkes.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet krejt ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim vite më parë, me frizurë të re dhe rasta.
Duket se ky imazh e ka bërë edhe më tërheqës për femrat, aktorin e njohur shqiptar.
Pas disa muajsh pritet të shihen edhe frytet e kësaj pune të vazhdueshme në kinematografi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/08/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































