Një baba ka folur për përvojën e tij gjatë kohës sa ishte në mbipeshë, e deri te momenti kur për tetë javë arriti të fitojë linjat trupore që i kishte ëndërruar gjithmonë - dhe atë pa ndihmën e trajnerit personal.

Jon Lipsey, 37-vjeç, kryeredaktor i revistës për meshkuj Fitness, i është nënshtruar një programi 56 ditorë për të shndërruar masën yndyrore në muskuj, transmeton Telegrafi.


Ai fillimisht hoqi dorë nga alkooli, ushqimet e yndyrshme, duke i zëvendësuar me ushtrime në palestër dhe ushqim të shëndetshëm, që edhe i mundësuan të humb mbi 10 kilogramë dhe të zhduk masën yndyrore rreth barkut.

Transformimin e tij e ka shpjeguar në detaje në librin e ri të botuar, ku ka pranuar se pa trajner personal dhe ushqime të shtrenjta, arriti të fitoi epitetin e një "super mashkulli". /Telegrafi/

1 365

2 152

3 104

4 90

5 81

6 68

7 62

8 51

9 47

10 41

11 38