LAJMI I FUNDIT:

Transferuan shumë yje, ky pritet të jetë formacioni i frikshëm i Galatasarayt për sezonin e ri

Transferuan shumë yje, ky pritet të jetë formacioni i frikshëm i Galatasarayt për sezonin e ri

Galatasaray ka qenë njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.

Gjiganti turk vetë ditën e fundit ka arritur të kompletoj transferimin e pesë emrave të mëdhenj, sidomos për nivelin e futbollit turk.

Mauro Icardi, Juan Mata, Milot Rashica danezi Ross dhe Yusuf Demir përforcuan skuadrën nga Stambolli.


Ndërkohë më parë Galatasaray ka nënshkruar edhe me Abdurahim Bardakci, Lucas Torreira, Haris Seferovic, Sergio Oliveira e Dries Mertens.

Qëllimi kryesor i Galatasarayt mbetet të rikthehet te trofetë në Turqi dhe trajneri Okan Buruk pritet të ketë shumë punë për ta gjetur 11-shen më të mirë.

Megjithatë për t’ia lehtësuar punën trajnerit turk ka menduar ueb faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ që ka bërë një 11-she me lojtarët më të vlefshëm të gjigantit turk.

Transfermarkt ka publikuar emrat e futbollistëve që pritet të luajnë titullar te Galatasarayt në sezonin e ri.

Në portë do të jetë Muslera, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Ross, Nelsson dhe Bardakci. Në mesfushë së bashku me Lucas Torreiran do të jenë edhe Juan Mata, Yusuf Demir, Dries Mertens e Akturkoglu.

Ndërkohë dyshja e sulmit pritet të përbëhet nga Milot Rashica dhe Mauro Icardi.

Kampionati turk këtë edicion pritet të jetë shumë interesant pasi përveç Galatasaray janë përforcuar edhe Besiktas, Fenerbahce, Basaksehir dhe kampioni në fuqi Trabzonspor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori