Negociatat mes Napolit dhe Galatasarayt për transferimin e Victor Osimhen kanë hyrë në një ngërç të papritur.

Klubi turk ka arritur të ofrojë shumën e kërkuar nga presidenti Aurelio De Laurentiis – 75 milionë euro – por propozimi për ta paguar këtë shumë në pesë këste ka ndalur gjithçka.


Napoli ka kërkuar garanci të forta bankare për ta pranuar ofertën me pagesë të zgjatur, por ato ende nuk janë dorëzuar nga Galatasaray, çka ka bllokuar për momentin përmbylljen e marrëveshjes.

Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Abdullah Kavucku, ndodhet në Itali për të mbyllur zyrtarisht transferimin, ndërkohë që lojtari ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Stambolli.

Osimhen pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me opsion për vitin e katërt, me një pagë neto prej 16 milionë eurosh në sezon.

Sulmuesi nigerian, i vendosur të rikthehet në Super Lig, ka refuzuar një ofertë shumë më të lartë nga Al Hilal, që përfshinte një pagë prej 30 milionë eurosh në vit, duke preferuar projektin sportiv të Galatasarayt.

Përfundimi i kësaj sage do të varet nga dorëzimi i garancive financiare që kërkon Napoli. Deri atëherë, gjithçka mbetet pezull./Telegrafi/ 

telegrafi sport app