LAJMI I FUNDIT:

Transferimet e reja të Chelseat ‘pendohen për nënshkrimin e kontratave afatgjate’

Transferimet e reja të Chelseat ‘pendohen për nënshkrimin e kontratave afatgjate’

Një numër i nënshkrimeve të reja të Chelseat pendohen që kanë nënshkruar kontratat afatgjata në mes të situatës së çrregullt të klubit.

Një tipar i regjimit të Todd Boehlyt ka qenë lidhja e marrëveshjeve të reja për periudha të gjata – me një numër yjesh që nënshkruajnë për më shumë se pesë vitet e zakonshme.

Marrëveshja e David Fofanës zgjat deri në vitin 2029, Benoit Badashille ka kontratë deri në vitin 2030, Mykhailo Mudryk ka nënshkruar një marrëveshje tetëvjeçare deri në vitin 2031 dhe Enzo Fernandez tashmë i është zgjatur kontrata fillestare deri në vitin 2032.


Bashkëpronari i Chelseat pyetet nga tifozi se kush do të jetë trajneri i ri - Behdad Eghbali i kthen përgjigje
Lexo po ashtu Bashkëpronari i Chelseat pyetet nga tifozi se kush do të jetë trajneri i ri - Behdad Eghbali i kthen përgjigje

Athletic, duke cituar një burim të ekipit të parë, thotë se shumë lojtarë të rinj u informuan se do të ishin “pjesë kyçe e një projekti emocionues” gjatë bisedimeve.

Megjithatë, disa, të cilët ende nuk e kanë vendosur veten si të rregullt, tani kanë filluar të “shprehin keqardhje” për angazhimin e tyre kaq të gjatë.

Por, fakti që ata kanë nënshkruar marrëveshje afatgjatë e bën tepër të vështirë të ecën përpara në afatin e verës dhe thuhet se ka krijuar një “atmosferë të padëshiruar” në dhomën e zhveshjes.

Chelsea, i cili gjendet në vendin e 12-të nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm pa fitore, Frank Lampard, ka më shumë se 30 lojtarë në skuadrën e tyre – që do të thoshte se klubi duhej të rriste madhësinë e dhomave të zhveshjes.

Ndonjëherë lojtarët stërviten me një grup krejtësisht të ndryshëm të shokëve të skuadrës çdo ditë, me vështirësi për të krijuar unitetin mes skuadrës.

Pesë yjet që Pochettino mund t'i largojë nga Chelsea në verë
Lexo po ashtu Pesë yjet që Pochettino mund t'i largojë nga Chelsea në verë

Boehly ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro dhe ka kaluar nëpër katër trajnerë që kur bleu klubin, por Blutë pothuajse definitivisht nuk do të konkurrojnë në Evropë sezonin e ardhshëm, kur Mauricio Pochettino pritet të jetë në krye.

Shumica e lojtarëve të nënshkruar në dy afatet e fundit të transferimeve, ranë dakord për një klauzolë ku ata do të zvogëlonin pagën deri në 30 për qind nëse nuk kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori