Trajtimi i personave me nevoja të veçanta ne Maqedoni, shoqata nuk pajtohet me strategjinë

Koalicioni i personave me nevoja të posaçme “Ndryshojmë” nuk e pranon Strategjinë nacionale të Qeverisë e cila ka për qëllim avancimin e të drejtave të kësaj kategorie të qytetarëve. Ata thonë se strategjia nuk mundëson plotësimin e nevojave të tyre, por e njëjta merret me çështje të cilat nuk prekin drejtë për drejtë jetën e tyre. Sipas shoqatës, përmes përpilimit të strategjisë shumë para do harxhohen ndërkaq nevojat e tyre do mbeten të pa plotësuara.
“Nuk do lejojmë të kemi strategji, të harxhohen para për përpilimin e strategjive, 440 milion euro, ju lutem ne nuk kemi qendra për personat me nevoja, ne protestojmë për ilaçe, unë trajtohem jashtë shtetit ndërsa ne harxhojmë 440 milion euro nëpër hotele për trajnime. Ju lutemi, fund më”, deklaroi Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.
Ministria për punë dhe politikë sociale nga ana tjetër i është përgjigjur kritikave të koalicionit “Ndryshojmë” duke iu bërë thirrje që t’i dorëzojnë propozimet që mendojnë se do të ishin zgjidhje për pacientët.
“ Strategjia përfaqëson përcaktime ambicioze për avancimin e të drejtave të personave me nevoja të posaçme, bazuar në Konventën e të drejtave të personave me hendikep të Organizatës së kombeve të bashkuara, Unionit për barazi të BE-së si dhe Agjendës 2030 dhe qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Derisa Koalicioni “Ndryshojmë” posedon propozime konkrete, I lusim që t’i dorëzojnë deri te ne më së voni javën e ardhshme, para se dokumenti të hyjë në procedurë Qeveritare”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Strategjia do përfshijë 1000 persona me nevoja të posaçme, ndërsa në vend ka 94,000 të tillë. Strategjia ka qenë iniciativë e trupit koordinativ për implementimin e Konventës për të drejtat e personave me nevoja të posaçme, I cili funksionon në kuadër të Qeverisë. Gjatë javës së ardhshme dokumenti strategjik do I dorëzohet Qeverisë dhe të gjitha ministrive për mendim përfundimtar pas çka I njëjti do të miratohet. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës