LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”

Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron një zgjidhje të shpejtë, pa dhimbje dhe efikase për problemin shëndetësor dhe estetik të pacientëve me vena të zgjeruara. Me një qasje minimale invazive, pacientët mund të trajtojnë shkakun e dobësimit dhe zgjerimit të venave përmes ablacionit me radiofrekuencë ose me laser kirurgjikal. Këto trajtime kryhen nga një ekip mjekësor me përvojë të lartë, i udhëhequr nga Prof. Dr. Andreja Arsovski, i cili ka 16 vjet përvojë në këtë fushë dhe mijëra pacientë të kënaqur.

Venat e zgjeruara janë një deformim i murit të venave sipërfaqësore, që shfaqet si pasojë e dobësimit të venave. Ky problem prek rreth 40% të popullatës mbi 60 vjeç. Simptomat përfshijnë dhimbje, ënjtje dhe ndjesi të shtuar lodhjeje në këmbë, veçanërisht gjatë aktiviteteve fizike, qëndrimit në këmbë apo uljes, si dhe ndjenjën e rëndimit në këmbë. Nëse venat e zgjeruara nuk trajtohen në kohë me një metodë të përshtatshme, ato mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore.

“Pacientët në ‘Acibadem Sistina’ mund të marrin në një vend diagnozë të saktë dhe të shpejtë, si dhe trajtim të plotë. Eko-kolor Doppleri i venave është standardi i artë për diagnostikimin e venave të zgjeruara. Ai ofron një pasqyrë të shkëlqyer, jo vetëm për evidentimin e venave të zgjeruara dhe dobësimit të venave, por edhe për përcaktimin e pikave kryesore, veçanërisht të origjinës së dobësisë venoze, gjë që është thelbësore për përcaktimin e trajtimit të duhur,” thotë Dr. Kire Jovanovski, specialist në mjekësi interne.

Sipas kirurgut Prof. Dr. Andreja Arsovski, me qasjen minimale invazive trajtohet shkaku themelor I dobësimit të venave te pacientët që kërkojnë zgjidhje për venat e zgjeruara. “Nëse problemi i dobësimit të venave nuk trajtohet, atëherë me disa metoda të caktuara zgjidhen vetëm pasojat, por venat e zgjeruara dhe simptomat mund të rikthehen. Me trajtimet minimale invazive në spitalin tonë, pacientët përfitojnë një zgjidhje efikase dhe përmirësim të ndjeshëm të simptomave. Ndërhyrja është e padhembshme dhe gjithëpërfshirëse, kryhet nën anestezi lokale të veçantë, pa nevojë për qëndrim në spital. Rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa pacientët mund të largohen nga spitali vetëm gjysmë ore pas procedurës. Pas trajtimit, mund të aplikohet terapi sklerozuese ose në varësi të gjendjes, të përdoret paralelisht me trajtimin kryesor.”, shpjegon Prof. Dr. Arsovski.

Falë qasjes multidisiplinare të ekipit të Spitalit Klinik ‘Acibadem Sistina’, nëse janë të nevojshme trajtime shtesë kozmetike dhe estetike për lëkurën, pacientët mund të trajtohen me laser dermatologjik. Ky trajtim ndihmon në korrigjimin e ndryshimeve në lëkurë, duke siguruar pamjen e dëshiruar të këmbëve.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori