LAJMI I FUNDIT:

Trajtim në hotel me 5 yje për macet

Trajtim në hotel me 5 yje për macet

Në jug të Francës, ata që kanë një mace nuk kanë përse të ndihen në faj nëse i lënë vetëm kafshët teksa shkojnë për pushime, apo thjesht në punë.

Falë iniciativës së një çifti, që i adhuron këto kafshë të dashura shtëpiake, macet me fat mund të relaksohen në hotelin e parë luksoz që u dedikohet tërësisht atyre.

Hoteli i quajtur "Kopshti i maceve", ka çelur dyert në korrik, pas gati 5 vitesh përgatitje nga çifti Zafrillas, i cili për të siguruar përkujdesjen maksimale për klientët e veçantë ka ndjekur edhe kurse të ndryshme veterinarie.


Pronarët, pasi vendosin të lenë disa ditë kafshët në hotelin luksoz, duhet të lenë një përshkrim të detajuar mbi sjelljen e maceve, dëshirat dhe bezditë e tyre. Të zotët mund të vëzhgojnë progresin me anë të kamerave të instaluara në çdo dhomë.

Hoteli përbëhet nga 12 dhoma, të cilat sigurojnë të gjitha kushtet për kotelet, duke përfshirë këtu edhe një krevat shumë të rehatshëm. Dhoma është e kompletuar me dollapë, pasi maceve u pëlqen të kërcejnë sa poshtë-lart dhe ushqimi ofrohet pa limit.

Një natë në godinën luksoze kushton rreth 12 dollarë. Edhe pse nuk ka shumë kohë që është hapur, hoteli ka nisur të tërheqë shumë klientë.