Trajneri i ri i Norwich, Dean Smith, ka folur për lojtarët që ka në dispozicion në skuadrën e re, duke u ndalur te Milot Rashica.

Ai ka thënë se Milot Rashicën e njeh që nga koha kur ishte te Aston Villa, klub me të cilin ishin afër ta blinin nga Werder Bremen.


“Rashica? Ai është një lojtar që e njoh mjaftë mirë. Drejtori ynë i mëparshëm sportiv në Aston Villa e pëlqente shumë dhe unë e pashë atë disa herë dhe ishin shumë afër ta merrnin”.

240785970 6037111476362110 4212099037120646503 n

“Është një lojtar që e njoh mirë”, nënvizoi edhe njëherë Smith.

Norwchi këtë javë luan me Southamphton, ku do të jetë edhe debutimi i trajnerit të ri.

Rashica është një nga transferimet më të mëdha të Norwich këtë verë, por ende nuk ka arritur ta tregojë potencialin e plotë. /Telegrafi/

telegrafi sport app