LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, do të pajiset me licencën UEFA Pro

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, do të pajiset me licencën UEFA Pro

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është zgjedhur në mesin e trajnerëve nga FFK për tu pajisur me licencën UEFA Pro.

Kjo është licenca më e lartë që jepet për trajner nga UEFA.

Batatina prej shumë vitesh është në krye të Llapit, ku ka arritur edhe suksese të mëdha, duke fituar dy herë Kupën e Kosovës.


Këtë hap në karrierë, Batatina e sheh si shumë të rëndësishëm dhe për këtë ka folur për Telegrafin.

“Po është e vërtetë që do nis kursin për t’u pajisur me licencën UEFA Pro. Jam përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës për të filluar me kursin. Kjo është një tjetër nismë e re për ngritjen time në karrierën sportive”.

“Po realisht kjo do të thotë shumë për karrierën time pasi trajnime të tilla e ngritin nivelin tim si kryetrajner. Mendoj që sukseset me Llapin kanë qenë determinuese për të vazhduar trajnimin e pajisjes me licencën UEFA Pro”, ka thënë Batatina.

Batatina zbulon se Ilir Krasniqi është ftuar për dy ndeshjet e Kosovës
Lexo po ashtu Batatina zbulon se Ilir Krasniqi është ftuar për dy ndeshjet e Kosovës

‘Timonieri’ i Llapit njihet edhe për hapësirën e madhe që iu jep talentëve, ku Mirlind Daku, Valmir Veliu, Festim Alidema dhe Ilir Krasniqi janë disa nga më të spikaturit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori