LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Ipswich, McKenna: Celina do të qëndrojë, ka biseduar e federatën dhe nuk do të shkojë e Kosova

Trajneri i Ipswich, McKenna: Celina do të qëndrojë, ka biseduar e federatën dhe nuk do të shkojë e Kosova

Trajneri i Ipswich Cityt, Kieran McKenna, pret që sulmuesi Bersant Celina të qëndrojë me Blutë gjatë pushimit të javës së ardhshme, pavarësisht se Kosova ka ndeshje miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

McKenna thotë se Celina ka folur me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar, ashtu siç bëri gjatë ndeshjeve edhe gjatë ndeshjeve të nëntorit.

“Ai (Celina) ka pasur disa biseda me ta (FFK-në) dhe unë e kam kuptuar se Bersanti me komunikimin që ka pasur me federatën ua ka bërë të qartë se ai me të vërtetë dëshiron të qëndrojë javën e ardhshme dhe dëshiron të përfshihet në disa ndeshje të rëndësishme që ne kemi”.


“Siç e kuptoj unë, ai do të qëndrojë me ne dhe do të jetë i disponueshëm gjatë dy javëve të ardhshme”, deklaroi trajneri i Ipswich.

McKenna është një fans i madh i 25-vjeçarit të huazuar nga Dijon, të cilin e njeh prej disa kohësh.

“Më ka pëlqyer shumë të punoj me të, ai është një lojtar që e kam njohur që nga koha e tij si lojtar i ri në Manchester City, nga luajtja kundër tij fillimisht kur unë isha në Tottenham kur ai ishte ndoshta 16 ose 17 vjeç dhe sapo kishte ardhur nga Norvegjia”, deklaroi McKenna. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori