LAJMI I FUNDIT:

Trajkovski: Dhjetë ditë para ngjarjes afër Liqenit të Smillkovës kisha informata për incidente të mundshme

Trajkovski: Dhjetë ditë para ngjarjes afër Liqenit të Smillkovës kisha informata për incidente të mundshme

Rreth dhjetë ditë para ngjarjes së prëgjakshme afër Liqenit të Smillkovës, Zoran Trajkovski, nëpunës aktual policor në Stacionin e policisë Draçevë (ish-shef i Sektorit për kryerje operative 1998- 2003) ka pasur informata se për Festat e Pashkëve do të sulmohet patrulla policore apo do të pësojnë njerëz të pafajshëm.

Në dëshminë e tij për lëndën “Monstra”, dëshmitari Trajkovski theksoi se këto informata ka dashur t’ua thotë drejtorëve të BSP-së, Ljupço TodorovskiRadnik dhe Sasho Mijallkov, drejtor i DSK-së, por ata nuk pranuan të mbajnë takim.


“Rreth 40-50 ditë para ngjarjes mora informatë se në Rajonin e Likovës janë paraqitur formacione të uniformuara paraushtarake, të cilët përveç shenjës së UÇK-së, kanë pasur edhe shenja të Iliridës. Për këto njohuri e informova
shefin e DSK Kumanovë. Gjithashtu edhe Sinisha Aleksovski deshi  personalisht të bindet, t’i shohë formacionet paraushtarake, por në fund nuk shkuam”, tha dëshmitari Trajkovski.

Ai tha se për këto të dhëna ka kontaktuar me deputetin Vasil Pishev, i cili e ka lidhur me deputetin Vele Gjorgjiev. Në dëshminë e vet dëshmitari theksoi se deputeti Gjorgjiev ka qenë i shokuar nga ato informata dhe i ka thënë se do të kontaktojë ndonjë funksionar nga Zbulimi ushtarak.

“Pas disa orëve mu paraqitën dhe erdhën në SP Draçevë, Më morën me automjet zyrtar dhe shkuam në hapësirat e Zbulimit ushtarak – G2. Në këtë takim u thashë gjithçka dija për gjendjen e sigurisë dhe informatat e cekura”, theksoi Trajkovski.

Pas takimit në G2, të nesërmen dëshmitari Trajkovski, është thirrur për bisedë edhe nga shefi i tij në SP – Draçevë, të cilin e ka informuar për bisedën dhe i njëjti ka kërkuar të shkruajë vërejtje zyrtare, njëherit edhe informatë
operative. Për tërë këtë dëshmitari ceki se e ka informuar edhe Nikolla Mlladenovin, pronarin e revistës “Fokus “, me të cilin ka pasur raporte miqësore. Në atë takim ka marrë pjesë edhe gazetari Branko Gerovski, përkatësisht pas rekomandimit të tij ka realizuar takim me gazetarin Vllatko Stojanovski të cilin e ka informuar për njohuritë e tij për informatat paraushtarake.

Dëshmitari Zoran Trajkovski, gjithashtu theksoi se informatat për incidente të mundshme para Festave të Pashkëve ka marrë nga dy burime nga persona të nacionalitetit shqiptar, prej të cilëve njëri ka qenë nga Kosova, ndërsa tjetri
nga Shkupi.

Seanca e ardhshme për “Monstrën” është caktuar për më 16 prill, për kur është paraparë të dëshmojnë dy dëshmitarët e fundit të propozuar nga të akuzuarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori