LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Ndjehem e rrezikuar nga Vuçiqi

Trajkoviq: Ndjehem e rrezikuar nga Vuçiqi

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se  Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Trajkoviq, ka deklaruar për median serbe “Nova.rs”, se asaj i ishte thënë se “ka kaluar nevoja për përcjellje, duke marrë parasysh që siguria e saj është relaksuar”.

“E bënë këtë në momentin kur është duke u zhvilluar procedura gjyqësore me Milan Radoiçiqin dhe zyrtarin e BIA-s Bojan Dimiq, si dhe pas zgjedhjeve në Kosovë”, deklaroi Trajkoviq, përcjell Telegrafi.


E pyetur nëse ende ndihet e kërcënuar, ajo thotë se ndihet e kërcënuar drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kur ai dje e përmendi Nenad Rashiqin, e djali i tij u rrah sot, ai ka lëndime në kokë”, tha Trajkoviq, e cila është në një koalicion me Rashiqin.

Ajo shton se lista e tyre në zgjedhje tejkaloi në mënyrë të paplanifikuar vlerësimet që i dhanë asaj, dhe tregon se votat nuk janë numëruar ende.

“Për shkak të fushatës së Listës Serbe, të cilën ajo e zhvilloi në Kosovë, jo vetëm që ata morën 10 vende në parlament, por ata gjithashtu i bënë presion Goranëve në zgjedhje. Gjithashtu, enklavat votuan për kandidatët boshnjakë të cilët janë nënkryetarë në Mitrovicë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Rakiqin. Serbët në Graçanicë u detyruan të votojnë për romët”, thotë Trajkoviq dhe shton se krijuesi ideologjik i kësaj është Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, në maj të vitit 2019, Rada Trajkoviq mori mbrojtjen e policisë serbe, të cilën ajo e kërkoi për shkak të rrezikimit personal dhe familjes së saj.

Trajkoviq atëherë kishte deklaruar se pas kërkesës dërguar Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ajo ruhej nga një burrë dhe një grua. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori