“Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion dhe agresion ndaj serbëve në Kosovë”.
Kështu ka deklaruar deputetja serbe, Rada Trajkoviq, e cila e ka konsideruar Radoiçiqin një kërcënim për çdo qytetar të përgjegjshëm.
“Fatkeqësisht, Radoiçiq duket të jetë një figurë e mbrojtur, i dyshuar për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ai pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë dhe jeton e bën biznes lirshëm në Serbi. Madje, ai vazhdon agresionin ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Nenad Rashiqin, i cili ka të drejtë të promovojë programin e tij pa kërcënuar askënd. Radoiçiq është një rrezik për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm”, ka deklaruar Trajkoviq për Tëvë1.
Deputeti serb Nenad Rashiq ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës përmes Listës Serbe.
Megjithatë, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime nga ish-nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiq.
Për këto kërcënime, Rashiqi i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit ka deklaruar se Rashiq është kërcënuar nga “kryeterroristi” Radoiçiq dhe persona të afërt me të, me qëllimin e vetëm për t’ia dëmtuar reputacionin tek votuesit serbë.
Ndërkohë, Rashiq ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesa personale.
Nga ana tjetër, politologu Ognjen Gogiq ka theksuar se Rashiqi nuk ka ofruar prova konkrete për kërcënimet e supozuara nga Radoiçiq, megjithëse ai ka qenë shpesh cak i sulmeve nga kundërshtarët politikë dhe mediat serbe.
“Deri më tani, Rashiq nuk ka paraqitur prova që vërtetojnë se është kërcënuar nga Milan Radoiçiq. Megjithatë, ai prej kohësh është sulmuar nga mediat dhe zyrtarët shtetërorë serbë, të cilët e kanë quajtur edhe ‘tradhtar’. Ai është shënjestruar për shkak të potencialit të tij si kundërshtar i Listës Serbe, dhe kjo u reflektua në faktin që ai siguroi një mandat në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gogiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa