LAJMI I FUNDIT:

Trajanov kërkon agjenci kundër korrupsionit

Trajanov kërkon agjenci kundër korrupsionit

Komisioni parlamentar debatoi për propozimin e deputetit Pavlle Trajanov të dorëzuar kohë më parë për formimin e një Agjencie për të luftuar format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me nismën e dorëzuar në Kuvend, Trajanov thotë se është parashikuar që kjo Agjenci të ketë autorizime policore sipas modelit të FBI-së dhe të ndjekë format e krimit dhe korrupsionit të rëndë. Opozita e përshëndeti nismën si mënyrë për të diskutuar mbi korrupsionin, kurse pushteti nuk e pranon atë.

“Në ligj, në përputhje me Kodin penal propozoj që objekt pune të jenë vetëm veprat penale me përmasa të mëdha, përfitime, vlera të mëdha ose dëm i madh kështu që këtu është bërë vlerësim se vepra të rënda penale janë ata me vlerë mbi 100 mijë euro. E dyta, Agjencia duhet të punojë në zbulimin e pronës së fshehtë të bartësve të funksioneve publike”, deklaroi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.

“Kështu si është parashikuar, Agjencia përzihet dhe merr kompetencat bazë nga Ministria e Punëve të Brendshme, edhe të Prokurorisë Publike, edhe të Policisë Financiare, edhe të Agjencisë së Zbulimit por edhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Sigurisht këtu hyn edhe Komisioni për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet të interesave”, u shpreh Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.


“Thonë se kemi mjaft institucione. Kemi mjaft institucione por nuk punojnë. Këtu është problemi. Problemi është që ju propozoni një organ të pavarur i cili do të luftojë korrupsionin. E dini si ishin reagimet për emërimin e Abazit si njeri të parë të Prokurorisë për Krim të Organizuar, dhe jo vetëm reagimi ynë por edhe i diplomatëve dhe i qytetarëve për mënyrën e zgjedhjes. Ashtu është në të gjitha nivelet, në zgjedhjet në Këshillin gjyqësor edhe në Këshillin e prokurorëve”, tha Nikolla Micevski, OBRM-PDUKM./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori