Trajanov: Funksionarëve të përfshirë në krim t’u merret e drejta për veprimtari politike

Partia Lidhja Demokratike e Maqedonisë ka dorëzuar sot në Kuvend një propozim ligj për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.
Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov tha se ligji parasheh formimin e një agjencie e cila, mes tjerash, do të zbulojë pronat e fshehta të funksionarëve shtetëror dhe funksionarëve të përfshirë në krime dhe korrupsion, do t’u merr të drejtën për t’u marrë me politikë për një kohë të caktuar.
“Me këtë ligj formohet agjenci e pavarur jashtë qendrave të fuqisë politike dhe partiake, për luftë kundër formave të rëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e cila do të punojë në zbulimin e veprave të rënda penale të kryera nga bartës të funksioneve publike dhe të tjerë të përfshirë në krim të organizuar. Kjo agjenci do të zbulojë edhe pronën e fshehtë të funksionarëve në shtet dhe jashtë shtetit, do të propozojë konfiskim të pronës së arritur përmes krimit dhe ndalesë për veprim politik deri në 10 vite”, deklaroi Pavle Trajanov.
Sipas këtij propozim ligji parashihet që agjencia të ekipohet me profesionistë të lartë apartiak dhe drejtori të zgjedhet nga një bord drejtues të përbërë nga profesorë universitar, gazetarë, përfaqësues nga sektori joqeveritar, avokatë, deputetë, prokurorë dhe përfaqësues nga Komisioni për Antikorrupsion.
“Pres që më shumë deputetë të kyçen si propozues dhe ligji të miratohet deri në fund të muajit mars. Ndryshe, janë të përbashkëta vlerësimet se shteti edhe më tej kriminalizohet, se mungon vullnet politik për luftë efikase kundër krimit dhe për shkak të privatizimit të të gjitha institucioneve nuk funksionon sistemi imunologjik i shtetit”, tha Pavle Trajanov.
Trajanov vlerëson se, krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë kërcënojnë seriozisht demokracinë, të drejtat njerëzore, zhvillimin ekonomik dhe rendin kushtetues të shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk