LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Nice të Francës: Ja si e përshkruajnë disa nga të mbijetuarit

Tragjedia në Nice të Francës: Ja si e përshkruajnë disa nga të mbijetuarit

Dëshmitarët e mbijetuar të sulmit terrorist në qytetin Nice të Francës, i cili la të vdekur deri më tani 84 persona, e kanë përshkruar atë si të tmerrshëm.

Dëshmitarja e rastit, Celia Delcourt, 20 vjeçare nga Nice, ishte duke u kënaqur gjatë festimeve të festës së Bastiljes kur sulmi kishte ndodhur.


Ajo tregoi se ngjarja ishte e tmerrshme dhe asnjëherë nuk kishte menduar se do të ndodhte një gjë e tillë në qytetin e saj.

“Kur mbaruan fishekzjarrët, ne shkuam në shëtitoren e Promenade des Anglais dhe filluam të ecnim kur i dëgjuam të shtënat me armë dhe filluam të vraponim vetëm se i pamë të tjerët pa e ditur se çfarë po ndodhte”, ka thënë Celia.

Ndërsa një tjetër dëshmitare britanike, Esther Serwah ishte duke u shëtitur me vajzat e saj kur njerëzit filluan të bërtasin dhe të vraponin.

Vogëlushja e vrarë me kukullën e saj afër – fotografia që ka prekur të gjithë (Foto,+16)
Lexo po ashtu Vogëlushja e vrarë me kukullën e saj afër – fotografia që ka prekur të gjithë (Foto,+16)

Serwahka thënë për The Mirror, se nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur i pa të gjithë duke vrapuar, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit më bërtisnin në gjuhën frënge por unë nuk i kuptoja. Shihja njerëz të vdekur në rrugë dhe të tjerë që kalonin mbi trupat e tyre. Ishte e tmerrshme, akoma jam duke u dridhur”, e përshkroi ngjarjen ajo.

Një tjetër dëshmitar Wassim Bouhel, gruaja e të cilit është në mesin e viktimave të sulmit tregoi tmerrin e përjetuar duke thënë se i dukej si një halucinacion.

“Gruaja ime po qëndronte një metër tutje, e vdekur. Ndërsa unë akoma nuk po arrija të kuptoja se çfarë ishte duke ndodhur, asnjëherë nuk kisha parë diçka të tillë”, tha Bouhel.

Ndërsa një dëshmitar nga SHBA i cili po qëndronte për pushime në Nice tha se ai punonte në departamentin e vrasjeve dhe asnjëherë nuk kishte parë diçka të tillë.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori