LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Tiranë, humb jetën pas katër ditësh në spital fëmija 18 muajsh, kishte pirë aksidentalisht metadon

Tragjedi në Tiranë, humb jetën pas katër ditësh në spital fëmija 18 muajsh, kishte pirë aksidentalisht metadon

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një vajzë e moshës 1 vjeçe e gjysmë, e cila konsumoi aksidentalisht metadon në ambientet e banesës në Delvinë.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë aty ndihmën e parë.

E mitura nuk mundi dot t’i mbijetonte dëmtimeve të shkaktuara nga metadoni dhe ndërroi jetë 5 ditë pasi e konsumoi aksidentalisht.


Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvinë. Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina. /Telegrafi/