LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në festimin e fitores zgjedhore në Turqi, një zyrtar i CHP-së humb jetën nga shembja e ballkonit të ndërtesës

Tragjedi në festimin e fitores zgjedhore në Turqi, një zyrtar i CHP-së humb jetën nga shembja e ballkonit të ndërtesës

Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

E tani mjekët kanë bërë të ditur se Palaz nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga shembja e ballkonit.


Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.

Pas ngjarjes së trishtë mbetën të lënduar 8 anëtarë të partisë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Disa nga të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror Tavas, ndërsa disa në spitalet në Denizli.

65-vjeçari Mehmet Palaz, i cili u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin shtetëror të Denizlit, nuk ka mundur të shpëtojë me gjithë ndërhyrjet.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz mbushi me trishtim qarkun ku ai vepronte.

Kadir Tatık, i cili fitoi kryebashkiakun e Tavas, deklaroi se ishte në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.

“Uroj shërim sa më të shpejtë për bashkëqytetarët e mi që u plagosën nga ngjarja e mbrëmshme. Mëshirë i uroj edhe vëllait tim Mehmet Palaz i cili ndërroi jetë. Ngushëllimet e mia”, tha kryebashkiaku Tatik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori