Një prezantuese lajmesh nga Greqia është bërë subjekt diskutimesh në rrjetet sociale pas një veprimi të fundi të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rania Tzima e cila ishte duke prezantuar lajmet dhe në një moment mendon se regjia kishte filluar me një kronikë të radhsë.


Megjithatë, ajo duket se u ngut paksa, pasi regjia ktheu pamjet e studios, ku u shfaq prezantuesja.

Duke menduar se ishte shfaqur kronika, ajo tentoi të pinte një cigare elektronike.

Për fat të saj, ajo e kuptoi shpejt duke u përpjekur të fshihte cigare.

Megjithatë, veçse ishte vonë, pasi shikuesit spikatën momentin dhe pamjet tanimë janë bërë virale. /Telegrafi/