Rrjedhin pamjet që e shfaqin Toyota Supra, disa ditë para prezantimit zyrtar në Detroit

Duket se prodhuesi japonez Toyota, e ka pasur problem ta mbante fshehur modelin e shumëpritur Supra 2020, transmeton Telegrafi.


Makina që ka dal për herë të parë prej prodhimi më 2002, ka pësuar ndryshime të mëdha, të cilat i kemi parë disa herë, teksa ishte në faza të ndryshme të testimit.

Në dy raste të ndara, e kemi parë pjesën e pasme, si dhe kapakun e përparmë të kësaj makine sportive. Pa kaluar kohë e gjatë, rrjedhën pamjen që e tregojnë komplet modelin Supra.

“Faleminderit që u regjistruat dhe hytë në listën e pritjes, për të blerë Toyota GR Supra” ka qenë mbishkrimi, bashkë me imazhet e shpërndara. /Telegrafi/

Toyota foto 2 1

Toyota foto 3

Toyota foto 4

Toyota foto 5

Toyota foto 6

Toyota foto 7