LAJMI I FUNDIT:

Toyota Highlander i ri që lansohet në fund të këtij viti (Foto)

Toyota Highlander i ri që lansohet në fund të këtij viti (Foto)

Gjenerata e katërt e Highlander, është prezantuar në New York si model tërësisht i ri

Modeli shumë i rëndësishëm për Toyota, është prezantuar në New York Auto Show, si tërësisht e re, transmeton Telegrafi.


Në gjeneratën e katërt, Highlander ka pasuar ndryshime të konsiderueshme, meqenëse modeli aktual është lansuar më 2013, prej kur është vjetruar shumë.

Ky pasardhës është shumë më ekonomik, me teknologji ta lartë dhe me më shumë stil.

I pozicionuar si një crossover të mesëm, në këtë makinë mund të akomodohen deri në tetë persona. Rritja e enterierit, bën që të pranishmit të jenë shumë më komod, ndërsa janë vendosur edhe ulëse shumë më të përshtatshme.

Blerësit e Toyota Highlander kanë mundësi të zgjedhin mes pesë versionesh dhe tetë ngjyrash të ekterierit. Janë edhe dy opsione motorësh, si 2.7 litra dhe pesë cilindra, si dhe opsionin me 3.5 litra që prodhon 295 kuaj fuqi.

Raportohet se versioni me djegie të brendshme i Toyota Highlander lansohet në fund të këtij viti, teksa versioni hibrid në shkurt të vitit 2020. /Telegrafi/