LAJMI I FUNDIT:

Tougara flet për huazimin te Liria dhe kontaktet me futbollistët e Skënderbeut

Tougara flet për huazimin te Liria dhe kontaktet me futbollistët e Skënderbeut

Flamurtari është një ndër ekipet që ka arritur të marrë më tepër rezultate pozitive gjatë këtij sezoni.

Futbollistët që kanë “shpërthyer” nga ky ekip janë të shumtë, por mes tyre është edhe Ibrahimaa Toungara.

Futbollisti 18-vjeçar është dërguar në huazim tek Liria e Prizrenit, e cila drejtohet nga Bledi Shkëmbi, por statistika e Toungarës tregojnë për një rikthim të shpejtë të mesfushorit-sulmues drejt Flamurtarit.


Në një intervistë për “Vip Sport”, Toungara ka bërë një rrëfim të eksperiencës së tij në Shqipëri.

Si ka qenë për ty ambientimi në futbollin shqiptar?

Ambientimi im nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë. Fillimisht unë kam qenë paksa i zhgënjyer pasi nuk kam qenë pjesë e planeve të trajnerit. Megjithatë vazhdova të stërvitesha me më të rinjtë, derisa arrita të bashkohesha me shokët e ekipit kur më tha se mund të isha pjesë e skuadrës në kampionat.

Cili ka qenë mendimi i parë për këtë kampionat?

Gjëja e parë që kam vërejtur në këtë kampionat ka qenë fakti se këtu skuadrat janë shumë të bashkuara dhe të përkushtuara, dukë bërë kështu një skuadër shumë të fortë. Kjo kërkon që ti të jesh gjithmonë i fokusuar në një ndeshje.

E ka pasur të vështirë të bashkohesh me pjesën tjetër të grupit te Flamurtari?

Mund të them se e kam pasur vërtet shumë të vështirë. Disa prej lojtarëve bënin humor me mua për shkakun se unë nuk luaja në fushën e lojës. Në dhomat e zhveshjeve isha pak i turpshëm dhe kjo i shtynte të tjerët të mendonin se isha i frikësuar, por në fakt nuk isha i tillë. Nuk duhet të harroj këtu pa falënderuar një person shumë të rëndësishëm në këtë eksperiencë. Unë kam luajtur me U-19 e Flamurtarit dhe dua të falënderojë shumë trajnerin Dritan Resuli që është sjellë si një vëlla i madh me mua. Kështu munda të shënojë 8 gola në po aq ndeshje.

Si ka nisur eksperienca e re në Kosovë, pas huazimit drejt Lirisë së Prizrenit?

Unë i kam nisur përgatitjet me Lirinë vetëm 3 ditë përpara se të luaja në një miqësore ndaj Lacit. Në fundin e ndeshjes trajneri i ekipit kundërshtar, Gentian Mezani më ka inkurajuar. Tashmë unë kam zhvilluar 4 ndeshje dhe kam shënuar 2 gola. Ne jemi të gjithë futbollist të rinj tek Liria. Për Shkëmbin kam vlerësim maksimal dhe mund të them se më ka surprizuar si trajner.

Një rikthim në Shqipëri për fazën përgatitore në Tropikal. Një ndjesi e veçantë për ju?

Në Tropikal jam shkëmbyer me futbollistë të ndryshëm të Skënderbeut si Nimaga, Xhejms dhe Demte, që më kanë dhënë një mbështetje dhe kurajo të veçantë.

Sa jeni duke e pritur rikthimin tek Flamurtari në këto momente?

Për momentin më duket ende herët të mendojë një rikthim tek ekipi i Flamurtarit. E vetmja gjë që mund të them është thjeshtë se dua t’i uroj sa më shumë suksese kësaj skuadre.

Një parashikim për Superioren, kush do ia dalë në fund për garën e titullit?

Nuk dua të bëj një parashikim për fituesin e Superiores. Lufta mes Skënderbeut dhe Flamurtarit është e ashpër, por nuk mund të shpreh emrin e fituesit në këtë moment.