Totti inkuadrohet ndaj Genoas në mesin e shumë ovacioneve nga tifozët (Foto/Video)

Ndeshja ndaj Genoas për tifozët e Romës nuk ishte e rëndësishme vetëm për kualifikimin direk në Ligën e Kampionëve.
Por, se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Francesco Tottit me fanellën e klubit nga kryeqyteti italian.

Fatkeqësisht legjendari italian nuk luajti nga fillimi dhe kjo paksa prishi disponimin e tifozëve.

Gjithsesi trajneri Luciano Spelletti vendosi ta inkuadrojë atë në minutën e 54 në vend të Mohamed Salah.

Dhe normalisht që kapiteni mori një përkrahje të madhe nga tifozët ashtu siç e meriton. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































