Tortë me patate: Duhet ta provoni, do të mahniteni nga shija e kësaj ëmbëlsire

Askush nuk do ta marrë me mend se përbërësi kryesor është patatja, sepse shija është fenomenale Përbërësit:* 1 kg patate* 500 gr sheqer* 250 gr margarinë* 3 qese sheqer vanilje* 200 gr arra të bluara* 200 g thërrime buke* 100 g çokollatë gatimi* pak ekstrakt rumi* 1-2 qese krem të përgatitur me ujëPërgatitja:
1. Patatet i ziejmë dhe bëjmë pure (pa erëza) dhe masës së ngrohtë i shtojmë margarinën, sheqerin, sheqer vaniljen, arrat dhe thërrimet e bukës.
Masën e ndajmë në dy pjesë, njërës i shtojmë çokollatën (ose kakaon) e shkrirë, në tjetrën rumin.
2. Formoni tortën në mënyrë që pjesa e errët me çokollatë të jetë në fund, dhe pjesa me rum të jetë sipër saj.
Mund të lyeni sipër krem dhe të dekoroni me çokollatë.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































