LAJMI I FUNDIT:

‘Topuzi banane’ është trendi i ri i Instagramit që duhet ta provoni patjetër (Video)

‘Topuzi banane’ është trendi i ri i Instagramit që duhet ta provoni patjetër (Video)

Kur bëhet fjalë për trendet më të fundit, padyshim që rrjetet sociale luajnë një rol shumë të madh

Trendi i fundit që vjen nga Instagrami është “topuzi banane”. Quhet kështu, pasi nuk ka formën e një topuzi të zakonshëm, por vjen paksa i përkulur.


Flokët rrotullohen te njëri-tjetri dhe kapen në fund dhe jo në majë të kokës, në mënyrë të çrregullt.

Është modeli perfekt për ato ditë kur duam të dukemi natyrale dhe sikur nuk jemi sforcuar shumë për pamjen tonë.

Duket i thjeshtë për t’u bërë, por nuk është edhe aq.

Për të mësuar si ta realizoni mund të shihni videon e mëposhtme: