Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi thotë se Tirana dhe Prishtina kanë bërë gabime të mëdha në politikën e jashtme.
Gjatë një interviste në ‘Euronews Albania’, Topi tha se këto gabime kanë të bëjnë me politikën e jashtme në rajon dhe sidomos në marrëdhënie me Serbinë.
“Janë bërë gabime të mëdha në politikën e jashtme sidomos për politikën në rajon në marrëdhënie me Serbinë dhe Kosovën”, tha Topi.
Duke iu referuar dhe idesë së Mini-Shengenit, shtoi se “problemi është se filozofia dhe metodologjia ka qenë totalisht e gabuar”.
“Të shkosh në Beograd nuk është herezi, por jo të shkosh pa u konsultuar me faktorin shqiptar në Kosovë. Në ditët e sotme po ridel një tezë e Boris Tadiqit, që pas vitit 2008 filloi të artikuloi se problemet Serbi-Kosovë duhet t’i zgjidhë Shqipëria. Por, Kosova ka autonominë dhe të drejtën të futet në diskutime dhe ne nuk mbajmë qëndrime parentaliste”, nënvizoi ish-presidenti.
Sipas Bamir Topit, i fituar nga kjo histori ka dalë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nga një situatë e vështirë në arenën ndërkombëtare tashmë ndihet komod pasi ka forcuar lidhjet me Kinën dhe Rusinë ndërsa me SHBA ka një gjendje të ngrirë.
“Vuçiç për hir të së vërtetës ka luajtur shumë mirë. Ka ardhur fletëthirrja në momentin kur është rikonfirmuar me mbi 60% të votave. Nëse do të kishte gabuar në raport me Kosovën do ta kishin dërrmuar. Ka aktivizuar lidhje të forta me Kinën dhe Rusinë dhe ka gjendje ‘stand by’ me SHBA”, tha ai.
Ish-presidenti madje shtoi se meritë që Vuçiq ndodhet në këto pozita favorizuese ka dhe kryeministri, Edi Rama.
“Në mënyrë specifike z. Rama më shumë i ka hapur rrugë që Vuçiqit të jetë një lider i preferuar në Evropë”, tha Topi.
Sipas tij, kjo nuk është bërë me qëllim por nga padituria e marrëdhënieve politike dhe ndjenja ekzibicioniste e Ramës për të marrë një flamur që është shumë i vështirë për t’u mbajtur.
Duke iu referuar dhe përçarjeve të thella në politikën e Kosovës, por edhe në Maqedoninë e Veriut, Topi tha se shqiptarët kanë treguar një amatorizëm për çështjen shqiptare.
“Politika ka treguar amatorizëm për çështjen shqiptar. Nuk bëhet duke bërë deklarata, por kërkon motivacion të fortë, modesti, të forcosh lidhjen me partnerët. Thirrjet nuk mjaftojnë vetëm në ditë të keqe, se në të ditë të keqe jepen nga halli”, tha ai.
Ndërsa sa i takon politikës së jashtme në Evropë, Topi tha se Shqipëria ka krijuar “kundërshtarë” në Evropë duke përmendur një prej tyre Francën.
Sipas tij, Shqipëria ka miq të rëndësishëm në Evropë, por partneri kryesor ka qenë dhe mbetet SHBA.
“Janë disa vende në Evropë që sa përmenden shqiptarët kthejnë shpinnë. Nuk paragjykoj marrëdhënien Francë-Serbi sepse është një marrëdhënie historike. Por që asnjë zyrtar i lartë francez nuk kanë vizituar asnjëherë Shqipërinë në 60 vite, atëherë prit se duhet bërë një analizë më e thellë”, deklaroi ish-presidenti.
Lidhur me aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai tha se, ajo mbetet për t’u legalizuar nga pikëpamja juridike.
Ai i cilësoi akuzat ndaj UÇK-së si fantazi dhe absurde. Por, Topi sërish kritikat i drejton nga vetë shqiptarët duke thënë se, politika në Kosovë ka harruar kauzën e madhe dhe po luftojnë për interesa të ngushta./EuronewsAlbania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër