LAJMI I FUNDIT:

Topalli: Vendimi i Kadri Veselit për largimin e zyrtarëve me akuza, pjesë e fushatës elektorale (Video)

Topalli: Vendimi i Kadri Veselit për largimin e zyrtarëve me akuza, pjesë e fushatës elektorale (Video)

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Faton Topalli ka thënë se seancat e parapara me 50 pika në rend të ditës nuk janë serioze.

Topalli,  në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se seancat plenare të Kuvendit po dështojnë pasi duket se nuk ka vullnet politik.

Ai ka hedhur akuza edhe ndaj krye-parlamentarit Veseli, pasi sipas tij ai është përgjegjës për këto seanca por “atij më shumë po i interesojnë agjendat partiake se Kuvendi”.


Deputeti i PSD-së ka thënë se po ashtu është e pakuptimtë për deputetët që prezantojnë në seancat e Kuvendit por nuk votojnë.

Për mungesën e bashkëpunimit opozitar, Topalli thotë se inatet partiake e personale po e pengojnë këtë proces.

“Kemi një serë temash që ne si parti opozitare mund të bashkëpunojmë dhe ta vendosim Qeverinë para aktit të kryer”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PSD-së thotë se do të duhej të kishte më shumë kompromise mes subjekteve opozitare por edhe me Qeverinë ndonjëherë.

“Dihet që opozita nuk i ka numrat. Për shkak se ne nuk i kemi numrat nuk mund ta rrëzojmë Qeverinë. Ne nuk mund të shkatërrojmë çdo gjë për faktin që nuk i kemi numrat”.

Topalli thotë se nuk është qëllimi të rrëzohet qeveria pa dituar se cila do të jetë qeveria e ardhshme.

Duke folur për vendimin që sot ka marrë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e personave që kanë aktakuza Topalli ka thënë se kjo është përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pak a shumë i takon fushatës elektorale pasi ministrat kanë qenë të akuzuar prej një kohe të gjatë. Pra kjo është pjesë e fushatës elektorale”, tha ndër të tjera Faton Topalli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori