LAJMI I FUNDIT:

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Në disa prej këtyre qendrave, numërimi ka përfunduar tashmë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, një numër i madh kandidatësh garuan për deputetë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për të siguruar një ulëse në Kuvend. Megjithatë, jo të gjithë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e legjislaturës së ardhshme, dhe kjo do të varet nga numri i votave që ata kanë arritur të grumbullojnë gjatë ditës së zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

Derisa KQZ po vazhdon numërimi i votave, disa rezultate tashmë janë publikuar ku edhe janë bërë të ditur numri i kandidatëve më të votuar.


Telegrafi më poshtë sjellë top pesëshet e grave më të votuara në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Gruaja më e votuar në listën e Vetëvendosje është Albulena Haxhiu, e cila mbanë pozitën e ministres së Drejtësisë.

Albulena Haxhiu deri tani ka mbledhur 76 mijë e 522 vota.

E dyta si gruaja më e votuar është Donika Gërvalla, e cila po ashtu mbanë pozitën si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gërvalla sipas rezultateve të deritanishme ka grumbulluar 68 mijë e 106 vota.

Mimoza Kusari – Lila, radhitet e treta si gruaja më e votuar në listën e LVV-së, atë e kanë votuar 50 mijë e 675 qytetarë.

Ndërsa, e katërta është radhitur kandidatja Shqipe Mehmeti – Selimi, duke marrë mbështetjen me 34 mijë e 133 vota.

Gruaja e pestë më e votuar në LVV-së është kandidatja Saranda Bogujevci.

Kandidatja Bogujevci ka marrë 26 mijë e 910 vota.

Listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.

Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.

E dyta grua më e votuar është Sala Jashari, duke mbledhur deri tani 29 mijë e 277 vota.

Ganimete Musliu është kandidatja e tretë grua më e votuar, ku sipas rezultateve të KQZ-së, deri tani ajo ka marrë 23 mijë e 571 vota.

Ndërsa, Blerta Deliu – Kodra, radhitet e katërta, atë e kanë votuar 16 mijë e 743 qytetarë.

Kandidatja Ariana Musliu Shoshi radhitet e pesta grua më e votuar në listën e PDK-së, duke mbledhur deri tani 15mijë e 791 vota.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili është gruaja më e votuara, me 34 mijë e 965 vota deri tani.

E dyta,  radhitet Hykmete Bajrami, me 32 mijë e 863 vota.

Kandidatja Jehona Lushaku – Sadriu është poashtu në mesin e grave më të votuara, ajo ka 16 mijë e 773 vota.

E katërta radhitet Marigona Geci me 14 mijë e 30 vota.

Kandidatja Serbeze Muçaj-Kabashi, radhitet e pesta si gruaja më e votuar në LDK-, ajo deri tani ka marrë 11 mijë e 255 vote.

Në listën e koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate, kandidatja Time Kadrijaj është gruaja më e votuar me 11 mijë e 891 vota. E dyta grua më e votuar radhitet Arbëreshë Krasniqi me 8 mijë e 484 vota.

Kandidatja Albana Bytyqi radhitet e treta me 7 mijë e 976 vota.

Kurse kandidatja Xhevahire Izmaku në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 7 mijë e 409 vota, sipas rezultateve të deritanishme, duke e bërë atë si kandidaten e katërt grua më të votuar në këtë listë.

E pesta kandidate grua më e votuar është Teuta Haxhiu me 6 mijë 392 vota.

Vlen të sqarohet se në listën e këtij koalicionit,  me shumë gjasë mandatin e deputetes do ta fitojnë Time Kadrijaj dhe Arbëresha Krasniqi, për shkak të numrit të ulësve që do të sigurojë ky koalicion.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV është partia e parë, PDK e dyta dhe LDK e treta.

Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente./Telegrafi/