LAJMI I FUNDIT:

Top 3 kompania e OEMVP-së Pucko Petrol, kampione në investime!

Top 3 kompania e OEMVP-së Pucko Petrol, kampione në investime!

OEMVP si promotorë i komunitetit të biznesit për më tepër se një dekadë organizon ngjarjen TOP 100 duke promovuar sipërmarrësinë, konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik.

Si storje e suksesit nga anëtarësia e OEMVP-së, është edhe kompania Pucko Petrol e cila është një nga liderët në vend për furnizimin me naftë, derivate të naftës dhe lënde djegëse për transport dhe amvisëri.
Përveç shitjes me pakicë, ajo ka edhe bashkëpunim të shkëlqyer me mbi 2000 kompani private të vendit, institucione publike dhe shtetërore duke ju ofruar furnizim të shpejtë dhe cilësor dhe duke Ju garantuar besueshmëri dhe siguri në shërbim.

Në edicionin e 12-të të Top 100™ të organizuar nga OEMVP në dhjetor të vitit 2021, kompania Pucko Petrol u ngjit në Top 5 kompanitë më të suksesshme duke u radhitur si kompania e tretë. Pucko Petrol është ranguar në vendin e 6 në Top 100 kompanitë me qarkullim më të madh, në vendin e 7 sa i përket neto fitimit dhe në vendin e 8 për sa i përket numrit të të punësuarve, dhe në krahasim me vitin paraprak ka 19 të punësuar më tepër, që dëshmon për përkushtimin dhe fuqinë e saj si kompani e etabluar fuqishëm në tregun tonë.

Ajo që e bën Pucko Petrol të veçohet nga kompanitë tjera, janë Investimet ku në këtë kategori u radhit në vendin e parë me afër 19 milion euro investime, përskaj faktit që viti 2020 ishte vit i krizës së madhe të Covid 19.

OEMVP nuk rresht në promovimin dhe avancimin e bizneseve të vendit duke pasur si qëllim të vetëm, rritjen, zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të vendit.