Radja Nainngolan shënoi një super gol kundër Interit, ku topi mori shpejtësi prej 99,21 km/h.

Por goditja e tij ishte më e dobët se e Juan Cuadrados pikërisht kundër Interit ku topi mori shpejtësi 117 km/h.


Por asnjëri nga këto gola nuk futet në top 10 golat ku topi mori shpejtësi të madhe.

Listën e mbyll Roberto Carlos me golin e tij kundër Francës, ku topi mori trajektore të jashtëzakonshme.

Në listë gjenden edhe gola të Arjen Robben, Ronald Koeman, Carlos Tevez, David Beckham, David Trezeguet, Zlatan Ibrahimovic e Adriano.

Por goli më i shpejtë shkon për Hebersonn që shënoi në ndeshjen Sporting Lisbona–Naval.

Më poshtë mund t’i shikoni 10 golat kur topi mori shpejtësi të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

1.Heberson, 221 km/h në S. Lisbon – Naval , Portuguese Liga '05 / '06

2.Robben, 190 km/h B. Dortmund-Real Madrid, 2009

3.Koeman, 188 km/h në Barca-Samp, Liga e Kampionëve '91 / '92

4.Hirst, 183 km/h në Arsenal-Sheffield, Liga Premier '96

5.Tevez, 163 km/h në Juventus-Genoa, Serie A '14 / '15

6.Beckham, 157 km/h në Chelsea-Man. United '97 / '98  

7.Trezeguet, 154,5 km/h në Man. United-Monaco, Liga e Kampionëve '97 / '98

8.Ibrahimovic, 149,7 km/h në Anderlecht-PSG, Liga e Kampionëve '13 / '14

9.Adriano, 140 km/h në Inter-Palermo, Serie A '04 / '05

10.Roberto Carlos, 137 km/h në Brazil-Francë, Kupa e Konfederatave '97.

telegrafi sport app