Në vendin për ngarkimin dhe shkarkimin e mbeturinave në qytetin e Tetovës janë grumbulluar me mijëra tonelata mbeturina dhe kjo gjendje flagrante bën që qyteti i Tetovës të ngulfatet nga të njëjtat. As sistemi i mbyllur për ngarkimin e mbeturinave në lokacionin afër fshatit Falisht nuk funksion, edhe pse në vitin 2017 i njëjti u promovua si një zgjidhje afatgjate për qytetin e Tetovës, gjegjësisht synonte dislokimin e deponisë.
Për të zgjidhur këtë problem, në një prononcim të fundit në lidhje me çështjen e mbeturinave, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, deklaroi se pret një projekt zviceran.
“Në kuadër të projektit zviceran për deponinë Rusino parashihen dhe dy qendra për ngarkim dhe shkarkim. Njëra do të jetë në Tetovë dhe tjetra në ndonjë komunë tjetër ku do të vendoset, dhe për këtë presim disa punë sa i përket financimit, për shkak se mendoj se kemi edhe një burim tjetër të financimit”, deklaroi Arifi.
Elmedina Abdullau nga organizata joqeveritare “Nëna dhe Fëmija” thotë se dislokimi i deponisë ishte një taktikë e komunës që deponia të largohet nga sytë e qytetarëve. Por me këtë taktikë, Abdullau shprehet se kryetarja Arifi, vetëm se e ka fshehur problemin dhe nuk e ka zgjidhur.
“Ishte një taktikë e komunës, nga një hapësirë që është e dukshme dhe që është e frekuentuar, e bartën deponin në një vend ku është me fshehur dhe është më letë të menaxhohet domethënë të fshehët situata aktuale , por ja që jeni ju gazetarët dhe disa gjëra dalin në shesh. Ne kemi pasur raste të shohim aty edhe tym edhe djegie njëjtë siç ka ndodhur edhe në deponinë këtu. Këto janë gjëra që nuk mund të fshihen dhe nuk mund të mbulohen me punë administrative dhe PR-in e Komunës së Tetovës”, theksoi Abdullahu.
Por kjo nuk është hera e parë që kryetarja Arifi zotohet dhe premton zgjidhjen e çështjes së deponisë. Edhe në prill të vitit 2013, kur Arifi ishte kandidate për kryetare e Komunës së Tetovës, deklaroi para mediave se do të ndërtojë një vend ngarkim- shkarkimi me standardet e duhura.
“Angazhimi jonë do të jetë që për këtë problem të kërkojmë dhe gjejmë zgjidhje , gjithsesi në radhë të parë ta pastrojmë qytetin nga bërlloku por edhe në bazë të standardeve të duhura të bëjmë një deponi tranzitore që do të tranzitohet bërlloku për në deponinë Rusino”, pati theksuar Arifi në prill të vitit 2013.
Deponia në Tetovë deri më tani ka ndërruar disa lokacione, nga stacioni i autobusëve në Tetovë u dislokua në hyrje të qytetit të Tetovës nga Shkupi dhe më pas në rrugën që të dërgon drejt fshatit Trebosh . Së fundmi deponia është e vendosur në afërsi të fshatit Falisht. Sipas të dhënave, në qytetin e Tetovës për çdo ditë deponohen nga 150 deri në 170 ton mbeturina dhe mosfunksionimi i sistemit të mbyllur dhe mosbartja për në deponinë Drislla ka bërë që në lokacionin pranë fshatit Falisht të grumbullohen një mal me mbeturina./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Arrestohet në Ferizaj një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi