LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi: Për një rrogë, disa prej deputetëve shitën gjakun e viktimave të Kosovës dhe votuan Gjykatën Speciale (Video)

Tomë Gashi: Për një rrogë, disa prej deputetëve shitën gjakun e viktimave të Kosovës dhe votuan Gjykatën Speciale (Video)

Avokati Tomë Gashi ka thënë se krijimi i një Tribunali ndërkombëtarë për të gjykuar serbët është i pamundur, ndërsa sipas tij deputetët e Kosovës krijuan Gjykatën Speciale që është një etnike dhe gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se krijimi i një Tribunali për të dënuar krimet serbe pos që është i vonshëm është edhe i pamundur.


Ai ka thënë se është absurde që ne t’i tregojmë Amerikës apo Gjermanisë se Serbia ka bërë krime në Kosovë kur ata për këtë arsye kanë intervenuar me bombardime ndaj Serbisë.

Avokati ka thënë se disa deputetëve të ndershëm që ishin kundër Gjykatës Speciale u është bërë presion për të votuar atë në Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata Speciale është një produkt monstruoz i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vitit 2015 të cilët kanë qenë të shantazhuar posaçërisht nga Hashim Thaçi në cilësinë e kryetarit të PDK-së në atë kohë. Ai i ka kërcënuar disa nga deputetët e kësaj partie që nëse nuk votohet Gjykata Speciale shkohet në zgjedhje dhe ata do ët humbin nga një rrogë”.

“…Për një rrogë disa prej deputetëve e kanë shitur gjakun e viktimave të Kosovës të vitit 1998 dhe 1999 pasi i kanë dhënë këtë të drejtë Gjykatës Speciale të gjykojë vetëm shqiptarët – pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se Tribunal ndërkombëtar për të gjykuar vetëm krimet serbe “që të gjithë e dimë se kanë ndodhur është e pamundur të krijohet me këtë Kosovë kaq të dobët”, tha ndër të tjera Tomë Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori