LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi: OVL-UÇK ka marrë urdhëresë nga Specialja të mos publikojnë dokumente tjera

Tomë Gashi: OVL-UÇK ka marrë urdhëresë nga Specialja të mos publikojnë dokumente tjera

Avokati Tomë Gashi ka sqaruar se çfarë ka ndodhur sot në komunikimet e tij me Gjykatën Speciale.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se një thirrje e koduar e ka ftuar atë dhe Faton Klinakun që të shkojë te selia e EULEX-it në Fushë Kosovë për të marrë disa dokumentacion.

“Unë i kam propozuar që nëse kanë dokumentacione duhet t’i dërgojnë në selinë e OVL të UÇK-së. I dhashë edhe propozimin që të vijnë në zyrën time të avokatisë. Më vonë më ka ardhur një email nga të njëjtit…Në email shkruan që është një urdhër. Urdhri është që ne mos të publikojmë dokumentacione nëse na vijnë në të ardhmen”.


Avokati thotë se ky urdhër mban datën 25 shtator e që sipas tij kjo mund të jetë e mirë për Gucatin dhe Haradinajn pasi ai ka ardhur te veteranët me vonesë.

Gashi thotë se nëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se Gjykata Speciale nuk ka mandat pas 2 gushtit, sipas tij edhe intervistomi i Agim Çekut e krerëve të OVL UÇK-së do të ishte i paligjshëm.

Avokati thotë se Gjykata Speciale do t’i bëjë dëm të madh kombit shqiptar.

“Ne duhet ta imitojmë Izraelin siç i ka gjykuar nazistët. Ne nuk kemi fuqi t’i marrim kriminelët serb nga Beogradi, por duhet t’i dokumentojmë krimet e tyre”, tha mes tjerash Tomë Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori