Tomë Gashi, avokat i familjes së Lulzim Fejzullahut, që u rrah për vdekje në Podujevë javën e kaluar, ka thënë se në bazë të ligjit aktual kryerësit e vrasjes nuk mund të dënohen me më shumë se 10 vite burgim.
“Pa marrë parasysh se çfarë dënimi mund të shqiptojë gjykata, rasti është shumë i rëndë pasi ka humbur jetën në mënyrë krejtësisht të paarsyeshme i riu Lulzim Fejzullahu i cili edhe ka qenë mbajtësi i familjes”, ka deklaruar Gashi në Radio Dukagjini.
Gashi ka folur sërish edhe për dënimin me vdekje.
Ai ka thënë se është e çartë që në Bashkimin Evropian nuk lejohen dënimet me vdekje, por që ai thotë se Kosova e ka mundësinë që ta heqë dënimin me vdekje një ditë para se të futet në Bashkimin Evropian.
“Unë dënimin me vdekje e kam përmendur për vrasësit recidivist. Shqiptarët nuk mbushen mend pa u vendos dënimi me vdekje. Kemi parë shumë raste që dikush ka qenë i dënuar për vrasje dhe pas disa viteve i njëjti është liruar dhe në disa raste ai ka krye përsëri vrasje. Nuk është normale që dikujt t’i jepet sërish shanca që pas kryerjes së vrasjes, të lirohet e të lëndojë sërish ndokënd”.
“Unë e di që në Bashkimin Evropian dënimi maksimal është me burgim të përjetshëm, por ne si Kosovë ndoshta duhet të mendojmë për ndryshim të ligjit dhe të vendosim dënimin me vdekje për rastet e përsëritësve dhe rasteve të rënda dhe të heqim këtë dënim një ditë para se të futemi në Bashkimin Evropian, që besoj se do të ndodh pas shumë viteve mos të themi dekadave”, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Kushtetuese i anulon ndryshimet e Kodit Penal, i jep afat Kuvendit t’i korrigjojë brenda gjashtë muajve
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Hagë, pyetet për Shtabin e Përgjithshëm
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
Vritet një person në Skenderaj
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re