Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, ditë më parë rezultuan pozitivisht me coronavirus (COVID-19), ndërsa sot (e hënë) u njoftua se janë larguar nga spitali dhe tani po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në një shtëpi me qera në Australi.

Përfaqësuesi i Hanks konfirmoi të hënën për The Hollysood Reporter që dyshja mbeten në karantinë në një shtëpi.


Çifti me famë botërore, të dy 63-vjeçarë, kishin njoftuar diagnozat e tyre të mërkurën, duke zbuluar në rrjetet sociale se pasi përjetuan disa dhimbje trupi dhe ethe të lehta, ata ishin testuar për virusin dhe konfirmuan se ishin pozitivë.

gettyimages 1200730271 1 Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Getty Images/Guliver)

Hanks kishte udhëtuar në Australi për të xhiruar një film me regji të Baz Luhrmann, që përshkruante jetën e këngëtarit të famshëm Elvis Presley – film ky prodhim i kompanisë ‘Warner Bros’.

Wilson po ashtu kishte bërë disa paraqitje, duke përfshirë një shfaqje në Sidnei, Australi.

Që nga diagnostikimi, Hanks herë pas herë ka njoftuar fansat për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes përmes mediave sociale.

GettyImages 1197741153 1 Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Të hënën, edhe aktori Idris Elba u bë ylli i fundit i Hollywoodit që u diagnostikua me virusin vdekjeprurës. /Telegrafi/