LAJMI I FUNDIT:

Toka regjistroi janarin më të nxehtë në histori

Toka regjistroi janarin më të nxehtë në histori

Rekordi nxjerr në pah një tendencë shqetësuese, pasi planeti po vazhdon të ngrohet me një ritëm të përshpejtuar.

Administrata Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë ka bërë të ditur, se Toka e ka regjistruar muajin e kaluar, janarin më të nxehtë në histori, transmeton Telegrafi.


Ishte janari i 44-të radhazi dhe muaji i 421-të me radhë, që kishte temperaturën më të lartë, se sa mesatarja e shekullit të XX-të, derisa kjo arritje në mesin e shumë të tjerave, që tregojnë për një rritje të ngrohjes.

Temperatura mesatare në tokë dhe sipërfaqe të oqeaneve gjatë janarit të fundit, ishte më e larta në 141 vitet e regjistrimit të klimës, duke tejkaluar mesataren e shekullit të XX-të që ishte 12 gradë Celsius, me 1.14 gradë C.

Janë katër janarët më të nxehtë, që u shënuan që nga viti 2016, derisa dhjetë janarët më të nxehtë që u shënuar nga viti 2012. Muaji i kaluar, ia tejkaloi janarit më të nxehtë deri më tani, që është shënuar më 2016, me nxehtësi prej 0.02 gradë Celsius.

Rusia, Skandinavia dhe Kanadaja Lindore përjetuan kushtet dramatike më të ngrohta se zakonisht – në disa nga këto rajone, temperatura është rritur për të paktën pesë  gradë Celsius, mbi mesataren. Në anën tjetër, shumica e Alaskës dhe një pjesë e Kanadasë perëndimore përjetuan këtë janar, temperaturë më të ftohtë se zakonisht.

Temperaturat e ngrohta e tkurrën akullin e detit Arktik, në masën e tetë më të ulët, me të dhënat satelitore që tregojnë se mbulimi i akullit të detit Arktik muajin e kaluar ishte 5.3 për qind nën mesatare.

Megjithëse kanë mbetur disa javë të këtij sezoni, kushtet e buta në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojnë në një nga dimrat më të ngrohtë që janë regjistruar ndonjëherë.

Shkencëtarët në Qendrën Kombëtare të Informacionit mbi Mjedisin, gjithashtu parashikuan se bazuar në analizat statistikore, viti 2020 ka të ngjarë të renditet në pesë vitet më të ngrohta me temperatura rekorde. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori