Togeri Leotrim Mziu ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC) në Fort Benning, Georgia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është shpërblyer me çmimin International Honor Graduate, një nderim prestigjioz që njihet për arritjet e shkëlqyera akademike dhe performancën gjatë trajnimit.
Gjatë 19 javëve të këtij kursi intensiv, Toger Mziu ka demonstruar një performancë të lartë dhe një përkushtim të veçantë, duke përfaqësuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në mesin e 170 pjesëmarrësve të kursit, që përfshinte oficerë amerikanë dhe nga vende të ndryshme të botës, Toger Mziu ka spikatur për aftësitë e tij të shkëlqyera në udhëheqje dhe profesionalizëm.
IBOLC është një nga kurset më të vështira dhe kërkon aftësi të larta fizike dhe mendore. Përgjatë këtij kursi, pjesëmarrësit trajnohen në taktika të avancuara të këmbësorisë, udhëheqje në fushëbetejë, si dhe në zhvillimin e aftësive të tyre si liderë të ardhshëm ushtarakë. Toger Mziu ka arritur të përfundojë këtë trajnim me sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë një vlerësim të lartë nga instruktorët dhe bashkëkursantët e tij.
Kjo arritje e Toger Mziut është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, dhe një shembull i shkëlqyer për kolegët e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky sukses gjithashtu tregon për përkushtimin dhe standardet e larta të trajnimit dhe përgatitjes së oficerëve kosovarë në skenën ndërkombëtare.
Ardhja e tij me një çmim kaq të lartë është një arritje e madhe jo vetëm për të personalisht, por edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për vendin. Kjo do të shërbejë si një nxitje për oficerët e tjerë të ndjekin shembullin e tij dhe të përpiqen për të arritur standarde të larta në karrierën e tyre ushtarake./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë