LAJMI I FUNDIT:

Todorov: LSDM-ja nuk bën kurrfarë hapi drejt marrëveshjes

Todorov: LSDM-ja nuk bën kurrfarë hapi drejt marrëveshjes

Përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së në bisedimet ndërpartiake, Nikolla Todorov para bisedimeve të sotme i përsëriti qëndrimet e partisë së tij lidhur me çështjet për ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe përfundim të mandatit të qeverisë teknike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Todorovit, me atë që LSDM-ja nuk i pranon propozimet ose parimet e tyre, siç tha, është e dukshme se po përgatitet për humbje të edhe një palë zgjedhjeve.

“Sot sërish do të përpiqemi të vimë deri në marrëveshje. Ne si edhe dje dhe të gjithë ditëve paraprake dëshirojmë marrëveshje dhe bëjmë gjithçka që të ketë marrëveshje. Atë që e kemi nga ana tjetër është refuzimi i vazhdueshëm i të gjithë propozimeve”, tha Todorov.

Në periudhën e kaluar, theksoi ai, OBRM-PDUKM-ja ishte ajo që vazhdimisht jepte propozime të reja me qëllim që të afrohen qëndrimet dhe të gjehet zgjidhje. /Telegrafi/