LAJMI I FUNDIT:

Tmerri i shkaktuar në Libi nga përmbytjet katastrofike dhe shpërthimi i digave – rrugët mbulohen me kufoma

Tmerri i shkaktuar në Libi nga përmbytjet katastrofike dhe shpërthimi i digave – rrugët mbulohen me kufoma

Përmbytjet katastrofike që goditën pjesën lindore të Libisë, kanë marrë jetën e më shumë se 5,200 njerëzve, ndërsa të paktën 10,000 janë të zhdukur.

Qyteti që më së rëndi u godit është Derna, ku sipas agjencive ndërkombëtare dhe zyrtarëve kanë humbur jetën 2.200 persona, transmeton Telegrafi.


Drejtori i spitalit pretendon se rreth 1.700 persona e pësuan në një lagje të qytetit dhe 500 tjerë në një lagje tjetër.

Kryqi i Kuq ka frikë se bilanci përfundimtar i stuhisë Danila mund të rritur numrin e viktimave, derisa 7 mijë janë lënduar e mbi 10 mijë po konsiderohen të zhdukur.

Në pamjet rrëqethëse të publikuara në rrjetet sociale, shihen dhjetëra kufoma në rrugë, në qytetin që është bërë pothuajse rrafsh pas shpërthimi të dy digave.

“Rrugët janë vërshuar me të vdekur”, thonë banorët e qytetit që i mbijetuan më të keqes.

Të mbijetuarit e përmbytjeve theksuan se kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm kur është shembur njëra nga dy digat, ku si pasojë qyteti më pas u godit një cunami e uji arriti deri në katin e tretë të ndërtesave.

Pamjet e qytetit libian po bëjnë xhiron e botës, uji i shndërroi në gërmadha ndërtesat shumëkatëshe
Lexo po ashtu Pamjet e qytetit libian po bëjnë xhiron e botës, uji i shndërroi në gërmadha ndërtesat shumëkatëshe

Disa kanë ikur duke kërcyer nga njëri kulm në tjetrin – derisa tjerët me orët të tëra kanë qëndruar në apartamentet e mbushura me ujë, ku niveli për pak sa nuk e kishte prekur tavanin.

Në hyrje të Derna, qytet me 100 mijë banorë në lindje të Libisë, një grup i të mbijetuarve kërkuan vendstrehim pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

Shumë prej tyre ishin në pizhame pasi nuk kishin pasur kohë të vishen – thjesht kanë vrapuar sa më shpejt që kanë mundur për ta shpëtuar kokën.

Raja Sasi (39) ka ikur me gruan dhe vajzën, kur uji arriti në katin e sipërm të shtëpisë së tyre. Të gjithë anëtarët e tjerë janë zhdukur.

“Fillimisht menduam se janë shirat e rrëmbyeshëm, por në mesnatë dëgjuam shpërthimin e fuqishëm. Diga ishte ajo që shpërtheu”, tha Sasi duke shtuar se rrugët në qendër të qytetit janë plot me të vdekur.

Gruaja e tij Nuria al-Hassadi (31), që gjatë ikjes mbajti me tërë forcën vajzën e tyre – duke e cilësuar si mrekulli faktin që mbijetuan.

Përmbytjet në Libi – raportohet për 10 mijë persona të zhdukur
Lexo po ashtu Përmbytjet në Libi – raportohet për 10 mijë persona të zhdukur

Safia Mustafa (41), nëna e dy djemve, tha se arritën të largohen nga shtëpia para se objekti të shembej. Janë ngjitur në kulm dhe shpëtuan duke kërcyer nga njëri kulm në tjetrin. Djali i saj Obai (10) tha se i lutet Zotit t’i shpëtojë.

Avokatja Saliha Abu Bark (46) ka thënë se dy motrat e saj janë shpëtuar, por se e ëma e tyre ka humbur jetën. Uji përmbyti ndërtesës në të cilën jetonin – duke arritur deri në katin e tretë.

Apartamenti u mbush me ujë deri në tavan dhe për tri orë është mbajtur në një pjesë të mobileve – duke tentuar të qëndrojë mbi sipërfaqen e ujit.

“Di të notojë, por kur tentova ta shpëtojë familje, nuk mund të bëja asgjë”, ka shpjeguar Bark. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori