LAJMI I FUNDIT:

Tmerr në një thertore të Vietnamit, ja si mbyet lopa (Video)

Tmerr në një thertore të Vietnamit, ja si mbyet lopa (Video)

Publikimi i një videoje të tmerrshme ka bërë që autoritetet Australiane të pezullojnë eksportet në tre thertore te Vietnamit.

Bëhet fjalë për një video e cila tregon disa punëtorë vietnamezë në thertore, duke goditur një lopë në kokë me një çekiç farkëtari. Kafshët, kryesisht lopët, mendohet të vijnë nga eksportet australiane.


Ministri i Bujqësisë Barnaby Joyce, i ka përshkruar pamjet si mjaft shqetësuese dhe krejtësisht “të pështira”.

Punëtorët e thertoreve do të përballen tashmë me akuza mjaft të rënda.

“Nuk është konfirmuar ende në prova nëse kafshët vijnë nga Australia. Megjithatë, industria Australiane ka marrë tashmë masa për të pezulluar të gjitha eksportet për në thertoret Vietnameze”, ka thënë ministri.