Një aeroplan malajzez që ishte nisur për në Kuala Lumpur ka pësuar një incident të tmerrshëm pasi një nga pasagjerët pretendoi se kishte eksploziv dhe tentoi të futej me forcë në kabinën e pilotit.

“BBC” njofton se aeroplani u detyrua të kthehej në Melbourne, pasi pasagjerët reaguan të tmerruar.


Një dëshmitar ka përshkruar se si udhëtarët u ngritën kundër pasagjerit që pretendonte se mbante një pajisje shpërthyese.

Tre burra u ngjitën dhe e përplas me radhët e pasme... ata e hodhën në tokë dhe arritën ta neutralizonin", tha Andrew Leoncelli.

I dyshuari ishte një 25-vjeçar nga Sri Lanka, i cili sapo kishte dalë nga një spital psikiatrik në Melburn, njoftoi policia, shkruan syri.net. Autoritet menduan se kishin të bënin me një incident të mundshëm terrorizmi përpara se të përcaktohej se i dyshuari kishte, probleme mendore”.

Fluturimi “MH128” u ul në mënyrë të sigurt dhe i dyshuari u arrestua pak pas uljes, ndërkohë që kompania ajrore falënderoi tre pasagjerët që arritën ta ndalonin.

40F8C77800000578 4560962 After making an emergency landing the plane sat on the Melbourne a 1 1496277085578

40F8D86F00000578 4560962 a 17 1496277745913