Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e Censit, të bëra publike sot nga Instituti i Statistikave, dëshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë. Profesori i njohur i demografisë, Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011
Të dhënat e sotme të Censit të popullsisë tregojnë se vendi gjendet përballë rënies më të fortë të banorëve. Nga pak më shumë se 2.8 milionë në vitin 2011, vitin e kaluar popullsia banuese ra në 2.4 milionë, gati 15 përqind më pak, ndërkohë që krahasuar me vitin 1989, Shqipëria ka humbur 1 të katërtën e banorëve të saj.
Arjan Gjonçaj, profesor i demografisë në “London School of Economics”, shpjegon për Zërin e Amerikës, arsyet e këtyre shifrave. “Mesazhi kryesor është që popullsia e Shqipërisë vazhdon të bjerë, dhe me një ritëm më të lartë se më parë, për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë së ulët. Emigracioni mbetet dhe plaga më e madhe”, thotë ai.
Sipas Censit, emigracioni ka ruajtur thuajse të njejtën tendencë si dhe në periudhën 2001-2011, me një mesatare prej 50 mijë personash në vit të larguar, ose 600 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në 12 vitet e fundit. Por, po të njejtat të dhëna, tregojnë se, deri në 2023, afro 108 mijë të tjerë janë rikthyer, ku thuajse 26 mijë, vetëm vitin e kaluar. Sipas Profesor Gjonçajt “me rritjen e mirë të ekonomisë shqiptare, mund të kemi dhe një kthim të trendit pozitiv, madje disa nga ne mendojnë se mund të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme”
Problematike shfaqet shtesa natyrore e popullsisë, me një rënie progresive të lindjeve. Të dhënat paraprake për vitin 2023 flasin për 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje. Krahasuar me vitin 2011 lindjet janë tkurrur me gati 30 përqind, dhe mbi 50 përqind krahasuar me vitin 2001.
Ky fenomen, së bashku me emigracionin dhe rritjen e jetëgjatësisë, po çon në plakjen e popullsisë. Mosha mesatare vitin e kaluar shkoi në 42 vjet e gjysëm, sipas censit, duke u rritur me 7 vite krahasuar me 2011. Të dhënat e Censit tregojnë se një në 5 banorë, është mbi 65 vjeç, ndërkohë që ky raport ishte 1 me 9 në Censin e vitit 2011. “Plakja e popullsisë nuk është fenomen i ri. Ne këtë e dimë. Shqipëria ka shpejtësinë e plaksjes më të madhe në Europë. Dhe plakja vjen si rezultat i emigracionit dhe i rënies së fuqisë punëtore”, vë në dukje profesor Gjonçaj.
Sipas tij, janë dy probleme që duhet të trajtohen lidhur me moshat e treta: “Problemi i parë është kujdesi social. Ne kemi traditë që kujdesemi për prindërit. Por nga ana demografike, nuk ka më fëmijë, ose janë në emigracion ose ka lindshmëri të ulët. Pra nuk ka djem e vajza që të kujdesen për prindërit. Ne nuk e kemi traditë kujdesin institucional. E dyta është kujdesi shëndetësor. Me rritjen e përqindjes së popullsisë në moshën e tretë, ne dimë që me plakjen rriten dhe sëmundjet kronike. Dhe kjo kërkon ose politika parandaluese për sëmundjet kronike, ose të përmirësohet shëndeti terciar që të përballojë sfidat që vijnë nga plakja”.
Të dhënat e Censit sollën dhe një panoramë të lëvizjeve të brendshme migratore, të cilat kanë çuar që gati një e treta e popullsisë të përqëndrohet në qarkun e Tiranës me një rritje me 1.2 përqind krahasuar me 12 vjet më parë, ndërsa vetëm Bashkia e kryeqytetit numëron afro 600 mijë banorë. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me 10 përqind, pasuar nga Elbasani me 9.7 përqind të popullsisë. Ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2.6 dhe 2.5 përqind.
Në ndryshim nga viti 2011, kemi një përmbysje të raporteve meshkuj/femra. Këto të fundit rezultojnë të jenë 50.4 përqind e popullsisë. Ato janë po ashtu në superioritet të ndjeshëm ndaj meshkujve dhe sa i takon formimit universitar. Më shumë se gjysma e femrave kanë përfunduar studimet e larta, kundrejt vetëm 33 përqind të meshkujve.
Sa i takon besimit fetar, të dhënat e censit nuk kanë ndonjë surprizë. Ata që janë deklaruar se i përkasin besimit mysliman janë mbi 1.1 milion, të cilëve u shtohen dhe 116 mijë myslimanë bektashinj. Të krishterët katolikë zënë vendin e dytë me mbi 200 mijë besimtarë, ata ortodoksë pasojnë me 176 mijë, ndërsa 9700 janë deklaruar të krishterë ungjillorë. 10 përqind e popullatës nuk i është përgjigjur pyetjes rreth besimit fetar, e 4 përqind janë deklaruar ateistë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI nuk është parti politike, por makineri e lajmeve të rreme

Aksioni kundër fajdesë në Prizren – prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania