Aktori hollivudian, Christian Bale, është i njohur për transformimet e jashtëzakonshme, në mënyrë që t’iu përshtatet roleve filmike.

47-vjeçari ndodhet në Australi, ku është i angazhuar në xhirimet e “Thor: Love and Thunder”.


Porse në një dalje me familjen e tij në Palm Beach të Sydneyt, ai nuk njihej sa i përket dukjes së tij.

bale (Foto: matrixpictures.com.au)

Yllit anglez i mungonin flokët e tij që i kishte rruar dhe nuk e mbante as mjekrën e zakonshme.

Bashkëshortja e aktorit, Sibi Blazic, ndodhej pranë tij, ndërsa familja e Bale ishte e rrethuar nga familjarë të tjerë, të cilët dukej sikur nuk e njihnin. /Telegrafi/

bale2 (Foto: matrixpictures.com.au)